Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Israël, avec des talents du FC Barcelone, a montré quelques faiblesses face au Kosovo.

Israël

Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon, do ta bëjë publike të enjten listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Kosovës, që luhet më 14 nëntor, dhe atë kundër Austrisë, tre ditë më pas. 

Për dy ndeshjet e fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve, përzgjedhësi i izraelitëve nuk do të mund të llogarisë në disa prej lojtarëve të rëndësishëm. Kështu të paktën kanë raportuar mediumet në Izrael të dielën.

Sipas “Sport5”, Eliel Pertez e Tai Baribo do të jenë prej mungesave të mëdha.

“Lëndimi i Eliel Peretz, një nga lojtarët më të rëndësishëm në formacionin e selektorit, do të çojë në thirrjen e Niv Yehoshua për dy ndeshjet. Mungesa e Peretzit është e rëndësishme, pasi është lojtar i rregullt i mesfushës. Idan Nahmias është një tjetër lojtar që ka shqetësime rreth gjendjes fizike. Ndërkohë, skuadra DC United konfirmoi se Tai Baribo do të operohet”, shkruan mediumi izraelit.

Mediumi tjetër, “One”, ka shkruar se talenti 17-vjeçar i Barcelonës, Orian Goren do të ftohet për herë të parë në ekipin A të Izraelit.

Goren ishte në stol te Barcelona në “El Clasico” kundër Real Madridit.

Për talentin e Barcelonës kishte shprehur interesim edhe Çekia, por ai tashmë ka vendosur të luajë për Izraelin. Goren ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Izraelit.