Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Galatasaray écrit à propos de la mort de Prekaz : Nous n'oublierons jamais

Prékazi

Klubi i madh turk, Galatasaray, ka reaguar për vdekjen e Xhevat Prekazit. Prekazi e kaloi te Galatasaray një pjesë të karrierës.

Me klubin turk ka fituar ty tituj rresht, 1986/1987 dhe 1987/1988.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e Xhevat Prekazit, i cili e shkroi emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Galatasarayt dhe la një gjurmë të pashlyeshme në kujtimet tona, përmes futbollit dhe karakterit të tij. Prekazi, i cili bëri për vete një brez të tërë tifozësh të Galatasarayt falë golave të tij të paharrueshëm dhe gëzimit të papërshkrueshëm që na dhuroi, do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona. Nuk do të harrojmë kurrë. Zoti e mëshiroftë Xhevat Prekazin. U shprehim ngushëllimet tona familjes së tij, njerëzve të dashur dhe të gjithë atyre që e donin atë”, shkruan në reagimin e Galatasarayt.

Për Galatasarayn shënoi 40 gola në 185 ndeshje.

Karrierë ka bërë ndër të tjera edhe te Partizani i Beogradit, Hajduku i Splitit.

Gjatë karrierës së tij si futbollist luajti edhe për U21 e ish-Jugosllavisë.

Lire les autres mises à jour
Xhevat Prekazi

Xhevat Prekazi est décédé

Ish-futbollisti Xhevat Prekazi ka vdekur në moshën 69-vjeçare.Prekazi lindi në Mitrovicë dhe debutoi për Partizanin e...