Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Rexhep remporte l'« Oscar » des horlogers

Rexhep Rexhepi

Foto: Grand Prix d’Horlogerie de Genève

Orëndreqësi nga Kosova që jeton në Zvicër, Rexhep Rexhepi, ka fituar çmimin prestigjioz “Aiguille d’Or” që u mbajt në Gjenevë, që njihet ndryshe si “Oscari" i prodhuesve të orëve. 

Ceremonia madhështore e çmimeve Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG) u mbajt të shtunën. 
84 orë dhe mekanizma kohorë garuan në 14 kategori të ndryshme. 

Çmimi kryesor, i njohur si Grand Prix “Aiguille d’Or”, ishte i hapur për çdo orë, pavarësisht kategorisë. Vitin e kaluar, këtë çmim e fitoi ora Classique Souscription 2025 e kompanisë Breguet, e cila ka vetëm një akrep. Këtë vit, çmimi iu nda prodhuesit të pavarur kosovaro-zviceran të orëve, i cili po bën emër në industrinë e orëndreqjes.

Rexhep Rexhepi, me seli në Gjenevë, mori çmimin për orën e tij “Chronograph Flyback”.

Duke komentuar fitimin e këtij çmimi prestigjioz, Rexhepi i tha Euroneës Culture se gjithmonë kishte ëndërruar ta fitonte çmimin kryesor. Ai gjithashtu vlerësoi ekipin e tij dhe koleksionistët nga e gjithë bota që ndjekin krijimet e tij.

Rexhepi, karriera e të cilit nisi si 15-vjeçar praktikant në kompaninë Patek Philippe, tha gjithashtu se marrja e çmimit “Aiguille d’Or” nga fituesi i vitit të kaluar, gjiganti i industrisë së orëndreqjes Breguet, kishte një domethënie të veçantë për të.

Elegante dhe harmonike, përmasat e kësaj ore kërkuan “një rimendim të plotë të arkitekturës së mekanizmit”. Fusha e saj në ngjyrë blu të errët, e punuar me teknikën tradicionale të smaltit Grand Feu, është frymëzuar nga kronografët e vjetër të orëve të xhepit.

Për herë të parë, organizatorët hoqën kategoritë e zakonshme të ndara sipas gjinisë (për burra dhe gra) dhe i zëvendësuan ato me kategori të reja teknike: Ora Thelbësore (Essential Ëatch) dhe Ora me Komplikime Mekanike (Complication Ëatch).

Fituesit u përzgjodhën nga një juri ekspertësh, ku përfshiheshin koleksionistë dhe prodhues orësh, gazetarë dhe ankandistë.

Çmimi i orës fituese të Rexhep Rexhepit sillet 150 mijë franga zvicerane (rreth 160 mijë euro). Ky është çmimi zyrtar, por në tregun e koleksionistëve vlera mund të jetë dukshëm më e lartë.