Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Un coéquipier évoque l'état de santé du gardien de but qui est entré en collision avec le défunt De Miguel.

Jésus de Miguel

Futbollisti i FC Andorra, Hugo Solozabal, ka shprehur ngushëllime për familjen dhe shokët e Jesus de Miguelit dhe po ashtu ka shprehur përkrahje për portierin Jesus Owono, që ishte i përfshirë në përplasjen në fushë që më pas solli vdekjen e De Miguelit.

Owono, që është nga Guinea Ekuatoriale, kishte përplasje tragjike në mesin e fushës me De Miguelin, në ndeshjen e së hënës. De Miguel më pas pësoi arrest kardiak, ndërsa vdiq të martën. E gjithë Spanja, por edhe e gjithë bota e futbollit mbeti e shokuar nga ky rast tragjik.

“Dua të them disa fjalë për shokun tim të skuadrës, portierin dhe mikun tim, i cili është prekur thellë nga ajo që ka ndodhur. Ata që e njohin, e dinë se çfarë njeriu është, sa shumë po vuan në këto momente dhe se ai nuk do t’i shkaktonte kurrë dëm dikut me qëllim”, ka shkruar Solozabal, ndër të tjera.