Gjatë kohës së ceremonisë së “Topit të Artë”, babai i Lamine Yamalit, Mounir Nasraoui, edhe një herë tjetër ka dalë në mediumet ndërkombëtare, por për të keq.
Në mesin e shumë gjërave negative, ai akuzohet se ka pështyrë një grua.
I biri i tij, supertalenti i Barcelonës, Lamine, përfundoi i treti në ceremoninë e “Topit të Artë”, prapa Harry Kanet dhe Kylian Mbappes.
Megjithatë, ai e fitoi çmimin si “Talenti i Vitit”, për herën e tretë rresht.
Një person i është afruar babait të tij, Mounirit, dhe i ka thënë “urime”. Mouniri nuk e ka pritur mirë këtë dhe ia ka goditur telefonin. Aty edhe përfundon incizimi.
Disa mediume ndërkombëtare kanë shkruar edhe për skandalin që ai e ka bërë në aeroportin në Barcelonë, para ceremonisë.
Ai e kishte vendosur xhaketën në një vend që nuk lejohet në një kafe. Një grua i është afruar dhe i ka thënë që ta largojë atë pasi nuk lejohet. Mounir Nasraoui e ka injoruar kërkesën e saj dhe më pas ka eskaluar situata. Siç raportohet, ai i ka bërtitur gruas, e ka kërcënuar dhe më pas e ka pështyrë në fytyrë.
Në vitin 2023, babai i Lamine Yamalit është dënuar për sulm dhe dëmtim prone.
VIDÉO:
El padre de Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, agredió a Andrey Arshavin después de felicitarle por el 3er puesto en el Ballon d’Or de su hijo: 🇷🇺🇲🇦 https://t.co/svFuCGu9jn
– Football d’Angleterre (@Mercado_Ingles) 28 octobre 2026