Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

L'UCCK ne délivre pas aux patients atteints de cancer un certificat d'arrêt de traitement.

patient atteint de cancer

Për shkak të mungesës së medikamentit Sorafenib, një pacient me kancer të mëlçisë, i cili po përgatitet ta vazhdojë trajtimin në Francë, është përballur me vështirësi për të marrë nga Klinika e Onkologjisë një vërtetim zyrtar se bari nuk është në dispozicion. Ky dokument i nevojitet atij për të vazhduar trajtimin jashtë vendit, ndërsa gjendja shëndetësore, sipas tij, është përkeqësuar

Një pacient me karcinomë hepatocelulare të gradës së dytë ka thënë se po përballet me mungesën e medikamentit Sorafenib në Klinikën e Onkologjisë.

Ai thotë se, përkundër përpjekjeve për të marrë një vërtetim zyrtar për mungesën e barit, nuk po merr përgjigje nga onkologu i tij.

Dokumenti i nevojitet për të vazhduar trajtimin në Francë, ndërsa gjendja shëndetësore, sipas tij, i është përkeqësuar.

“E thirra, më tha: ‘Të hënën hajde fol me drejtorin’. Unë i thashë: ‘Nuk vij nëse nuk ma jepni dokumentin ose nëse nuk ka bar. Unë çdo ditë po të shkruaj, ti po më thua se ende nuk ka’. Përgjigjja e tij ishte vetëm se nuk ka. ‘A keni Sorafenib?’. ‘Jo’. ‘Vërtetimin, a po ma lëshoni?’ Tha: ‘Jo, duhet me bisedu me drejtorin’. Pse unë me ardhë atje me bisedu me Ilirin? Prishtina është larg, ka shpenzime. Pse me ardhë tash e me pritë aty tërë ditën? Ti je onkologu jem, ti duhesh me bisedu me të, jo unë me e ndjekë drejtorin e Onkologjisë apo ku është ai”, ka thënë ku pacient, që ka folur në kushte anonimiteti.

Pacienti thotë se ka tentuar të kontaktojë edhe drejtorin e Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, por as nga ai nuk ka arritur të marrë përgjigje.

“Iliri po ma mbyll. Edhe në ËhatsApp i shkrova, ia dërgova dokumentet, po prapë po ma mbyll”, ka thënë ai.

Pacienti thekson se mungesa e terapisë po ndikon në gjendjen e tij shëndetësore, dhe tregon se kanceri ka shkaktuar metastaza në mushkëri dhe në eshtra.

Në mungesë të Sorafenibit, pacienti thotë se nuk po merr ndonjë terapi alternative.

Ai ka treguar se aktualisht përdor vetëm vitamina për forcimin e eshtrave, ndërsa po përgatitet që trajtimin ta vazhdojë në Francë.

KOHA të enjten ka dërguar pyetje edhe në SHSKUK, për të kuptuar nëse institucioni lëshon vërtetime të tilla për pacientët dhe cila është procedura për marrjen e tyre. Por, ka munguar një përgjigje.