Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

De l'Iran au commerce : comment les résultats des élections américaines affectent le monde

NOUS

Photo : Presse associée

“Vala blu” e fitoreve të demokratëve amerikanë në zgjedhjet e mesmandatit ka nisur tashmë të shkaktojë jehonë në pjesën tjetër të botës, ku partnerët tregtarë, aleatët strategjikë dhe kundërshtarët po vlerësojnë pasojat që mund të sjellin rezultatet e zgjedhjeve.

L'Iran et Israël

Nuk është ende e qartë se si humbja e kontrollit të Kongresit nga presidenti amerikan, Donald Trump, do të ndikojë në ecurinë e konfliktit tetëmujor të vendit të tij me Iranin. Votuesit kanë treguar se janë lodhur nga konflikti, të cilin shumë prej tyre e fajësojnë për rritjen e ndjeshme të çmimeve të karburanteve.

Disa qeveri të Gjirit Persik tani besojnë se Trumpi ka më shumë arsye se kurrë për të kërkuar një marrëveshje paqeje dhe se mundësia e një sulmi tjetër në shkallë të gjerë ndaj Iranit është zvogëluar pas zgjedhjeve, kanë thënë për Reuters dy burime që kanë njohuri mbi qëndrimet e qeverive të rajonit.

Megjithatë, humbja e thellë e Trumpit në zgjedhje mund t'i japë gjithashtu më shumë guxim Iranit.

“Nëse Teherani e kupton se Trumpit i duhet një marrëveshje, por jo çfarëdo marrëveshjeje, mund të krijohet një mundësi reale për t'i dhënë fund luftës”, ka thënë Ebtesam al-Ketbi nga Qendra e Politikave e Emirateve. Megjithatë, ajo ka shtuar se interpretimi i rezultateve si shenjë dobësie mund të çojë në “një përshkallëzim të ri ushtarak”.

Për Izraelin, kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit nga demokratët mund të shtojë mbikëqyrjen e Kongresit mbi operacionet ushtarake izraelite në Iran, si dhe në Gazë dhe Liban. Kjo mund të vërë në rrezik edhe mbështetjen e kahershme amerikane për Izraelin, përmes ndihmës ushtarake dhe shitjes së armëve.

Rivalët që synojnë ta largojnë nga pushteti kryeministrin, Benjamin Netanyahu i shfrytëzuan fitoret e demokratëve për ta kritikuar atë për humbjen e mbështetjes dypartiake në SHBA gjatë qeverisjes së tij, ndërsa përpiqen të krijojnë një koalicion pas zgjedhjeve të javës së kaluar në Izrael.

Prix ​​du carburant

Lufta me Iranin ka penguar furnizimin me naftë bruto dhe gaz natyror të lëngshëm nga Gjiri Persik, duke rritur çmimet e naftës dhe të karburanteve në pompat e furnizimit në mbarë botën.

Tregjet e energjisë vlerësuan të mërkurën se zgjedhjet mund t'u japin një shtysë të mëtejshme bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit. Çmimi i naftës ka rënë për të tretën ditë radhazi, por nivelet e ulëta të rezervave penguan një rënie edhe më të madhe, kanë thënë njohësit.

“Tregu duket gjithnjë e më shumë se po vë bast që presidenti Trump dëshiron ta lërë pas luftën në Lindjen e Mesme”, ka thënë Ole Hansen, analist në Saxo Bank.

Ukraina

Trumpi kryesisht ka ndërprerë ndihmën e drejtpërdrejtë financiare dhe ushtarake amerikane për Ukrainën, ndërsa ajo po përballet me pushtimin rus, pavarësisht mbështetjes së gjerë nga ligjvënësit demokratë dhe republikanë.

Ai ka zemëruar anëtarët e Kongresit, përfshirë shumë republikanë, duke hequr sanksionet ndaj naftës ruse dhe duke pezulluar sanksionet ndaj sektorit energjetik rus vetëm pak javë pasi i kishte nënshkruar ato në ligj.

Kontrolli i të dy dhomave të Kongresit do t'u mundësojë demokratëve të propozojnë ndihmë të re për Ukrainën. Nëse sigurojnë mbështetjen e mjaftueshme të republikanëve dhe arrijnë shumicën prej dy të tretash, një paketë e re ndihme do të mund të miratohej edhe nëse Trumpi vendos veton.

Megjithatë, çdo rritje e ndihmës amerikane nuk pritet të vijë shpejt dhe nuk do të zgjidhë nevojën më urgjente të Ukrainës: mungesën e raketave interceptuese Patriot, të prodhuara në SHBA, për mbrojtjen e infrastrukturës energjetike dhe qyteteve të saj gjatë këtij dimri.

Demokratët mund të vënë në shënjestër edhe politika të tjera të Trumpit.

Kongresmeni demokrat Gregory Meeks nga Neë Yorku, kandidat për të drejtuar Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ka paraqitur një projektligj dypartiak për të bllokuar planin e Trumpit për rikthimin e naftës ruse në tregun global.

Megjithatë, zgjedhjet nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e administratës Trump në bisedimet trepalëshe të paqes me Rusinë, ku Uashingtoni i ka bërë presion Ukrainës të bëjë lëshime për të arritur një marrëveshje, ndërkohë që diskuton me Moskën edhe marrëveshje biznesi që do të favorizonin investitorët amerikanë.
Kremlini ka thënë se shpresonte që rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit të mos ndikonin në atë që e ka cilësuar si “përpjekjet e Trumpit për paqe”.

Entreprise

Sipas analistëve, zgjedhjet mund t'u japin disa vendeve aziatike më shumë arsye për të vonuar zbatimin e zotimeve për investime, të cilat i kishin bërë për të shmangur tarifat doganore amerikane.

Ndërkohë, rivalit ekonomik të SHBA-së, Kinës, mund t'i japin një avantazh të perceptuar në negociatat tregtare që janë në zhvillim.

Megjithatë, marrëdhëniet e përgjithshme ekonomike mes SHBA-së dhe Kinës ka të ngjarë të mbeten në një gjendje “stabiliteti të brishtë”, ka thënë Chim Lee, analist i politikave industriale në Njësinë e Inteligjencës së revistës The Economist në Pekin.

Humbjet e Trumpit në zgjedhjet e mesmandatit mund të lehtësojnë negociatat tregtare të Indisë me Shtetet e Bashkuara, të cilat janë vonuar për shkak të përpjekjeve të Neë Delhit për të mbrojtur fermerët e vendit.

“Pas humbjeve të SHBA-së në zgjedhjet e mesmandatit, aftësia e presidentit Donald Trump për të vendosur tarifa arbitrare do të përballet patjetër me sfida. Në një moment, atij i duhet miratimi i Kongresit për masat tregtare dhe, në këtë aspekt, pozita e tij është dobësuar”, ka thënë Anup Wadhawan, ish-sekretar i Tregtisë në qeverinë federale të Indisë.

Kongresi ka të drejtë të rregullojë tregtinë dhe të përcaktojë tarifat e importit, por Trumpi ka shfrytëzuar ligje të caktuara për të vendosur tarifa, duke u bazuar në arsye të sigurisë kombëtare ose praktika të padrejta tregtare. Përpjekjet e Partisë Demokratike për ta kufizuar këtë pushtet pritet të përballen me veton presidenciale.

Një tjetër pikëpyetje është nëse Trumpi do t'i zbatojë kërcënimet e tij më të fundit, siç është vendosja e një tarife prej 100% ndaj vendeve evropiane që aplikojnë taksë për shërbimet digjitale ndaj gjigantëve amerikanë të teknologjisë.

Po ashtu, mbetet për t'u parë nëse një kredi prej 3 miliardë eurosh për kompaninë Airbus, e propozuar nga Banka Evropiane e Investimeve, do të rrezikojë armëpushimin tregtar mes dy palëve, i cili ka qenë kryesisht në fuqi që nga viti 2025.

Inteligjenca artificiale dhe teknologjia 

Sondazhet pas votimit treguan se shumë votues amerikanë ishin të shqetësuar për zgjerimin agresiv të qendrave të të dhënave për inteligjencën artificiale. Kjo shkaktoi shqetësim te investitorët dhe ndikoi në aksionet e prodhuesve kryesorë aziatikë të çipave.

“Fitorja e demokratëve në të dyja dhomat e Kongresit do të shtonte presionin ndaj kompanive të teknologjisë dhe mund të sillte më shumë rregullim të gjithçkaje që lidhet me inteligjencën artificiale. Kjo mund të ngadalësonte ritmet e jashtëzakonshme të rritjes që shohim çdo ditë dhe shpesh i marrim si të mirëqena”, ka thënë Jake Dollarhide, drejtor ekzekutiv i Longboë Asset Management në Oklahoma.

Aksionet e kompanive aziatike të çipave dhe inteligjencës artificiale, si TSMC, Samsung Electronics, SK Hynix dhe Kioxia, kanë rënë të mërkurën.