Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Ymeri : C'était un plan visant à rendre le Kosovo dépendant des importations.

Janina Ymeri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka akuzuar Qeverinë Kurti se kishte ndërtuar një skemë të planifikuar për ta bërë Kosovën të varur nga importi i energjisë elektrike.

Gjatë debatit për energjinë në Kuvendin e Kosovës, Ymeri ka përmendur disa emra dhe kompani që, sipas tij, kanë qenë pjesë e kësaj skeme, duke nisur nga viti 2016, kur Albin Kurti kishte mbajtur një konferencë të sponsorizuar nga kompanitë HSE dhe GEN-i.

Ajo ka përmendur lidhjet që pretendon se ekzistojnë mes GEN-it, Martin Berishajt dhe transaksioneve të kompanisë HSE me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ymeri ka thënë se pas zgjedhjeve të vitit 2021, në institucione të rëndësishme të sektorit energjetik janë vendosur persona që, sipas saj, kanë qenë pjesë e kësaj skeme.

Ajo ka përmendur emërimin e Ymer Fejzullahut në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Evetar Zeqirit në KOSTT dhe Nagip Krasniqit në KEK, si dhe licencimin e kompanive energjetike, përfshirë GEN-in dhe NOA-n.

“Në vitin 2016, Albin Kurti doli në një konferencë ku sponsorë ishin HSE-ja dhe GEN-i. GEN-i hyri në import përmes Martin Berishajt, ndërsa HSE-ja u përfshi në transaksionet me Nagip Krasniqin, pa licencë për tregti. Në vitin 2019 ndodhën tërheqjet e parave cash nga Martin Berishaj. Në vitin 2021 u fituan zgjedhjet. Zonja që është prapa meje (Rizvanolli) ishte ministre edhe atëherë. Pas pak, në pozita kyçe u vendosën aktorë të tjerë të kësaj skeme: Ymer Fejzullahu në ZRRE, Evetar Zeqiri në KOSTT në vitin 2022, ndërsa në KEK erdhi Nagip Krasniqi, ku nisën çështjet me filterat e bojlerët. Skema vazhdoi. Kompania e Vuk Hamoviqit u licencua në shtator të vitit 2021, po ashtu edhe NOA. Martin Berishaj u bë ambasador, ndërsa GEN-I u licencua në dhjetor të vitit 2021. Në vitin 2021 erdhi edhe Dejona Mihali. Së bashku me këta dhe Albin Kurtin, i futën duart edhe në prokurimin e KEK-ut. Pra, ishte e planifikuar, ishte një skemë që Kosova të varej nga importi, në mënyrë që sot të blejë rrymë me 46 mijë euro në orë”, ka thënë Ymeri.

Lire les autres mises à jour
Assemblée du Kosovo - 13 novembre 2026

Le débat énergétique commence