Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Rizvanolli : Les tarifs douaniers du Kosovo sont nettement inférieurs à ceux des pays de la région.

Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u është përgjigjur kritikave të opozitës për çmimin e energjisë elektrike, duke thënë se tarifat në Kosovë vazhdojnë të jenë dukshëm më të lirat në rajon.

Gjatë debatit për energjinë në Kuvendin e Kosovës, Rizvanolli ka kundërshtuar cilësimet e opozitës se tarifat janë të papërballueshme, duke kërkuar që krahasimet të bëhen mbi bazën e të dhënave objektive.

“Tarifat të cilat i cilësoni të papërballueshme vazhdojnë të mbeten më të lirat në rajon, dukshëm më të lira. Prandaj, kur bëni cilësime të tilla, është mirë të flasim edhe në terma objektivë”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo u është përgjigjur edhe kritikave për projektin e elektrofiltrave në Termocentralin “Kosova B”, duke sqaruar se projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe se procedurat për të kanë nisur gjatë viteve 2018 dhe 2019.

Sipas saj, Bashkimi Evropian ka kontraktuar edhe kompaninë mbikëqyrëse, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen e cilësisë së punimeve dhe vlerësimin e përgjegjësive në rastet e vonesave.

“Ky projekt financohet nga BE-ja, u nënshkrua në vitin 2018, ndërsa kontraktimi u bë më 2019. BE-ja gjithashtu ka kontraktuar kompaninë mbikëqyrëse, e cila është zyrtarisht e thirrur për ta mbikëqyrur cilësinë e punimeve dhe për të bërë vlerësime në rastin e atribuimit të vonesave në projekt”, ka deklaruar ajo.

Lire les autres mises à jour
Assemblée du Kosovo - 13 novembre 2026

Le débat énergétique commence