Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Tahiri à propos du rapport de la CE : La réponse aux critiques devrait être la réflexion, et non la justification.

Ariane Tahiri

Photo de : Driton Pacharada

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se Raporti i Komisionit Evropian nuk është dokument i opozitës dhe as nuk është hartuar për t’i shërbyer interesave të asnjë partie.

Ai ka theksuar se raporti përbën një vlerësim institucional të progresit të Kosovës.

Sipas tij, kur institucionet evropiane evidentojnë mangësi në demokraci, drejtësi, ekonomi dhe funksionimin e institucioneve, përgjigjja serioze nuk duhet të jetë arsyetimi, por reflektimi.

“Komisioni Evropian evidenton paralizën e zgjatur institucionale dhe mbikëqyrjen e kufizuar të ekzekutivit. Këto janë paralajmërime për cilësinë e demokracisë sonë. Një qeveri mund t’i ketë votat për të marrë vendime, por kjo nuk i jep të drejtën ta trajtojë shtetin si pronë politike”, ka thënë ai.

Tahiri ka shtuar se Kosova nuk ka nevojë për institucione që i shërbejnë pushtetit, por për një pushtet që u shërben institucioneve.

Sipas tij, në raport konstatohet se në funksionimin e gjyqësorit nuk është shënuar progres.

“Për më tepër, raporti paralajmëron për ndikime të padrejta në pavarësinë e drejtësisë. Një qytetar që nuk beson se do të trajtohet në mënyrë të barabartë para ligjit, nuk mund të ketë besim në institucionet që e drejtojnë”, ka thënë ai.

Tahiri ka theksuar se duhet kuptuar se buxheti nuk është sukses në vetvete, por një instrument për të prodhuar zhvillim.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për transformim ekonomik.

Lire les autres mises à jour
Kuvendi 11 nennëtor

Le Parlement tient une session extraordinaire sur le rapport de la Commission européenne concernant le Kosovo.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme plenare, ku po debatohet për Raportin e Komisionit...