Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Lushaku-Sadriu : Le rapport de la Commission européenne a constaté l'échec de ce gouvernement

Jehona Lushaku-Sadriu

Photo de : Driton Pacharada

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën e dëshmon dështimin e Qeverisë në përmbushjen e detyrimeve që lidhen me integrimin evropian dhe fusha të tjerë.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, të thirrur për të diskutuar gjetjet e këtij raporti, Lushaku-Sadriu ka deklaruar se mangësitë e evidentuara kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe përgjigje nga Qeveria.

Ajo ka kritikuar ekzekutivin për mungesë të progresit në reformat evropiane, duke thënë se integrimi evropian ka mbetur vetëm në deklarata dhe është zbehur në vendimmarrje, bashkëpunim institucional dhe zbatim të reformave.

“Ky raport është i rëndësishëm për vendin, sepse na tregon një pasqyrë reale se sa janë të përkushtuara institucionet për përmbushjen e kushteve, por edhe për avancimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve. Ai duhet të shërbejë si udhërrëfyes për reforma të qarta. Prej vitesh, integrimi evropian ka pushuar së qeni prioritet i kësaj qeverisjeje. Ka mbetur në deklarata, por është zbehur në vendimmarrje, bashkëpunim institucional dhe zbatim të reformave. Integrimi evropian kërkon punë të përditshme, e kjo punë ka dështuar. Ky është thelbi i debatit të sotëm”, ka thënë ajo. 

Sipas Lushaku-Sadriut, në 10 kapituj të vlerësuar në raport nuk është shënuar progres, përfshirë respektimin e parimeve demokratike, funksionimin e institucioneve, kontrollin financiar publik, konkurrencën e biznesit, lëvizjen e lirë të mallrave, transformimin digjital, median, bujqësinë, sigurinë dhe zhvillimin e shkencës.

Ajo ka theksuar se edhe në fushën e drejtësisë, për herë të parë është evidentuar mungesë e progresit.

“Secila mangësi që përsëritet vit pas viti është një reformë e dështuar, e vonuar dhe një përgjegjësi e qartë. Integrimi evropian nuk ecën përpara vetëm duke përshëndetur raportin dhe gjetjet e tij, por duke i zbatuar ato brenda afateve kohore”, ka thënë ajo.

Lushaku-Sadriu ka shtuar se raporti duhet të shërbejë si udhërrëfyes për reforma konkrete dhe jo të trajtohet si një lajm që komentohet për një ditë e më pas harrohet.

“Ky raport ia konstaton dështimin, duke ia dhënë notën zero”, ka deklaruar ajo.

Lire les autres mises à jour
ASSEMBLÉE

Le Parlement tient une session extraordinaire sur le rapport de la Commission européenne concernant le Kosovo.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme plenare, ku do të debatohet për...