Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

La Suède rencontre le directeur d'Europol : le Kosovo demeure un partenaire sérieux

Jelal Svechla

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, në margjina të Forumit Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë në Malit të Zi, ka takuar sot drejtorin e Europolit, Jürgen Ebner.

Sveçla ka thënë se për Europolin, Republika e Kosovës mbetet partner serioz, me rezultate të vazhdueshme në kuadër të bashkëpunimit, i cili mbështetet në marrëveshjet e nënshkruara deri më tani.

“Rikonfirmuam sukseset e operacioneve tona të përbashkëta në luftimin e grupeve kriminale ndërkombëtare, që cenojnë sigurinë jo vetëm të vendit tonë, por edhe të rajonit e më gjerë”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.

Ai ka përkujtuar se operacioni i fundit, i realizuar më 3 nëntor të këtij viti, i njohur si “Trado 3”, i udhëhequr nga Europoli në koordinim me shtatë shtete evropiane, ndër të cilat edhe Kosova, dëshmon përkushtimin dhe seriozitetin e Kosovës në goditjen e çdo aktiviteti kriminal.

“Do të vijojmë ta thellojmë bashkëpunimin me Europolin, duke synuar rezultate të reja të përbashkëta në luftimin e krimit të organizuar ndërkombëtar dhe forcimin e sigurisë”, ka shtuar Sveçla.