Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Il y a des tensions entre les joueurs de Naples

Napoli

“La Gazzetta Dello Sport” ka shkruar se te Napoli janë krijuar grupe të vogla të lojtarëve dhe se ka përçarje mes lojtarëve. 

Për këtë arsye mungojnë edhe sukseset te Napoli, ka shkruar mediumi i njohur italian dhe se trajneri Massimiliano Allegri është në presion të madh. 

Presioni u rrit edhe më shumë pas disfatës 4:1 në udhëtim te Porto në Ligën e Kampionëve. Napoli tani ka vetëm tri pikë në katër ndeshje në Champions dhe rrezikon avancimin tutje. 

Trajneri Allegri ka shtatë humbje në 14 ndeshjet e para në krye të Napolit, ndërsa i ka pesë fitore.
Në Serie A zë vendin e tetë me 14 pikë. 

Përçarja mes lojtarëve u vu në dukje gjatë ndeshjes me skuadrën portugeze, kur Kevin De Bruyne u fjalos me Lorenzo Luccan. 

Matteo Politano pas ndeshjes dha kritika se disa prej lojtarëve nuk po marrin përgjegjësi edhe në intervistat pas ndeshjes. 

“Do të ishte gjë e mirë që edhe disa prej bashkëlojtarëve të dilnin dhe të jepnin shpjegimet, dhe jo vetëm ne italianët, por sidoqoftë”, ka thënë i inatosur Politano pas ndeshjes. 

“La Gazzetta dello Sport”, duke iu referuar kësaj deklarate të Politanos, e ka drejtuar gishtin kah Amir Rrahmani dhe Frank Anguissa. 

Po ashtu është shkruar se te Napoli ka disa grupe të vogla të lojtarëve. Njëri përbëhet nga Giovanni Di Lorenzo, Politano dhe Leonardo Spinazzola, ndërsa grupet tjera, sipas mediumit italian, janë Noa Lang me David Neresin, Billy Gilmour me Scott McTominayn dhe Alisson Santosi me Giovanen.