journaliste Veton Surroi ka thënë se Kosova nuk kishte krijuar ende përkrahjen e nevojshme ndërkombëtare për të hyrë në një luftë të armatosur në vitin 1991, duke vlerësuar se një veprim i tillë do të shihej si një tjetër luftë separatiste në Evropë.
Në bashkëbisedimin me gazetarin Shefki Ukaj, në podcastin PIKË, Surroi ka thënë se në atë periudhë ishte e rëndësishme të kuptohej se Kosova ndodhej në fazën fillestare të sigurimit të përkrahjes ndërkombëtare, që ishte edhe qëndrimi i atëhershëm i Ibrahim Rugovës.
“Po të kishim hyrë ne atëherë në luftë, kjo është analiza jonë e sotme, analiza e atëhershme, ne nuk do të kishim pasur asnjë përkrahje nga askush, sepse do të shihej si edhe një luftë separatiste në Evropë”, ka thënë Surroi.
Ndërkaq, Ukaj ka vlerësuar se rezistenca e shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve të 90-ta nuk duhet të cilësohet si rezistencë pasive, por si rezistencë aktive institucionale në funksion të shtetndërtimit.
Ukaj ka përmendur si shembuj të kësaj rezistence krijimin e fondit të trepërqindëshit, Këshillit për Financim dhe sistemit të pavarur të arsimit, përmes të cilëve, sipas tij, shqiptarët organizuan jetën institucionale dhe financimin e saj në rrethana të okupimit.