Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Surroi: Wären wir 1991 in den Krieg gezogen, hätte Kosovo keine internationale Unterstützung erhalten.

Nase

Publizist Veton Surroi ka thënë se Kosova nuk kishte krijuar ende përkrahjen e nevojshme ndërkombëtare për të hyrë në një luftë të armatosur në vitin 1991, duke vlerësuar se një veprim i tillë do të shihej si një tjetër luftë separatiste në Evropë.

Në bashkëbisedimin me gazetarin Shefki Ukaj, në podcastin PIKË, Surroi ka thënë se në atë periudhë ishte e rëndësishme të kuptohej se Kosova ndodhej në fazën fillestare të sigurimit të përkrahjes ndërkombëtare, që ishte edhe qëndrimi i atëhershëm i Ibrahim Rugovës.

“Po të kishim hyrë ne atëherë në luftë, kjo është analiza jonë e sotme, analiza e atëhershme, ne nuk do të kishim pasur asnjë përkrahje nga askush, sepse do të shihej si edhe një luftë separatiste në Evropë”, ka thënë Surroi.

Ndërkaq, Ukaj ka vlerësuar se rezistenca e shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve të 90-ta nuk duhet të cilësohet si rezistencë pasive, por si rezistencë aktive institucionale në funksion të shtetndërtimit.

Ukaj ka përmendur si shembuj të kësaj rezistence krijimin e fondit të trepërqindëshit, Këshillit për Financim dhe sistemit të pavarur të arsimit, përmes të cilëve, sipas tij, shqiptarët organizuan jetën institucionale dhe financimin e saj në rrethana të okupimit.

Lesen Sie andere Updates
Shefki Ukaj

Shefki Ukaj trifft den Nagel auf den Kopf mit Veton Surroin

In der 75. Folge des Podcasts PIKę mit dem Publizisten Veton Surroi, i ftuar është gazetari Shefki...