Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Le parquet n'enquête pas sur l'affaire des plus de 100 tonnes de viande avariée destinées au Kosovo.

viande brésilienne

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se nuk ka asnjë hetim për 103 tonët mish me afat të skaduar, që ishte i destinuar për Kosovë. Mishi ishte zënë në Mal të Zi, teksa kompania kosovare që synonte ta importonte, dyshohet se po ia ndërronte etiketat e afatit

Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka nisur hetim lidhur me rastin e mishit me afat të skaduar, i cili ishte kapur në Mal të Zi e ishte i destinuar për tregun e Kosovës.

Rasti ka ndodhur para disa javëve, por deri tash nuk ka asnjë veprim.

“Ju njoftojmë se bazuar në të dhënat e evidentuara në databazën e Sistemit Informativ për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL), nuk rezulton të jetë regjistruar apo hapur ndonjë rast në Prokurorinë Themelore në Prishtinë lidhur me zëvendësimin dhe skadimin e mishit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë. 

Një ngarkesë prej 103 tonësh mish viçi i ngrirë, me afat të skaduar ishte ndaluar në shtator të këtij viti në një pikë doganore në Mal të Zi. 

Sipas autoriteteve malazeze, një kompani kosovare që ishte importuese, ka angazhuar disa persona për falsifikim të etiketave me datat e skadimit.

KOHA ka dërguar pyetje në adresat e autoriteteve përgjegjëse në Mal të Zi dhe Kosovë, nëse personat e përfshirë janë arrestuar dhe nëse ka bashkëpunim mes dy vendeve lidhur me këtë rast, por nuk ka marrë përgjigje.

E, themeluesi dhe kryetari i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, vlerëson se humbësi më i madh nga këto lloj keqpërdorimesh është qytetari.

“Askush nuk ndërmerr asgjë. Në mishin e bluar, që i ofrohet gatshëm qytetarëve konsumatorë, ka gjithçka, por mish nuk ka. Është një pjesë e mirë e buqërisë, e ofertës së mishit të lirë, që është diku pesë euro. Domethënë është për gjysmë, ose tre herë më i lirë se mishi i copë. Ne nuk kemi kontroll mbi të. Domethënë, më shumë se 50% është dhjamë, ndërsa standardet lejojnë maksimum 20%. Dhe duke e shitur dhjamin e 1 eurosh çmim, për çmim prej 5 eurosh, të gjithë, të gjithë përfitojnë, edhe kasapët, edhe tregtarët, edhe marketet, edhe të gjithë. Por humbësi më i madh është qytetari konsumator, i cili një herë është taksapagues, si i tillë është gjenerues kryesor i buxhetit të shtetit. Prandaj ne jemi parapagues për shërbimet e shtetit, për shërbimet e qeverisë. Por askush nuk na përfill”, ka thënë Kaçaniku. 

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, në shtatë muajt e parë të këtij viti, Kosova ka importuar nga Brazili mish gjedhi dhe shpendësh në vlerë mbi 50 milionë euro.

Nga 3 shtatori, Bashkimi Evropian ka ndaluar importin e mishit të gjedhit, mishit të shpendëve dhe produkteve të tjera me origjinë shtazore nga Brazili.

Këtë shembull e kanë ndjekur edhe disa vende të tjera joanëtare, përfshirë edhe fqinjë të Kosovës.