Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

On se souvient de 14 soldats britanniques morts au service de la paix

Dita e Përkujtimit

14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s, KFOR, në Ditën e Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar. 

Në këtë ceremoni, Presidentja Shiroka Pula ishte e pranishme së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përfaqësues të korit diplomatik, komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, Shiroka-Pula shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin dhe sakrificën e ushtarëve britanikë.

Ajo ka theksuar se Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin e ushtarëve të saj, të cilët dhanë jetën në shërbim të paqes dhe sigurisë së Kosovës.