Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Trois personnes ont été mises en examen pour une attaque contre une équipe du Klan Kosova.

Poursuites de base à Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj tre të pandehurve për sulm ndaj ekipit të mediumit Klan Kosova.

Aktakuza ndaj tyre është ngritur për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Manipulimi me prova”.

Ata akuzohen se me datën 7 tetor, teksa ekipi i Klanit po realizonin një storie për një kontest  pronësor, me dashje i kanë sulmuar në atë mënyrë që posa kishin hyrë në veturën e tyrë, të akuzuarit ua bllokojnë rrugën për të mos i lejuar të kalojnë ndërsa të tjerë në një veturë tjetër nga prapa ua hapin dyert e veturës së të dëmtuarve, ku fillimisht fillojnë t’iu bërtasin e pastaj t’i sulmojnë fizikisht.

Ekipi i Klanit më pastaj pranuarn tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, me ç’rast nga ekspertiza mjeko ligjore e datës 16.10.2026, ka rezultuar se të dëmtuarit kanë pësuar dëmtime të lehta trupore me pasoja të përkohshme të shëndetit, me këtë  në bashkryerje kanë  kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 1 nën paragrafin 1.4 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

“Po ashtu, sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri I.R., me datë, kohë dhe vend si në pikën I, me dashje dhe me qëllim që të asgjësoj, dëmtoj apo të bëjë të papërdorshme pasurinë e personit tjetër të dëmtuarit E.H., në atë mënyrë që deri sa kishte qenë në veturë, i pandehuri ia merr kamerën , duke ia dëmtuar- përplas për tokë, e bërë jo-funksionale dhe të njëjtën e dorëzon në stacionin policor në Ferizaj, me ç’rast të  dëmtuarit i ka shkaktuar dëm në vlerë të pa përcaktuar, me këtë ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Po ashtu, i njëjti me qëllim të ndryshimit, heqjes, fshehjes, shkatërrimit apo dëmtimit apo bërjen e pashfrytëzueshme të provës materiale e cila do të shfrytëzohej  në procedurën penale ndaj tij dhe pengimit të ndriçimit të ngjarjes, në atë mënyrë që pas kryerjes së veprës penale, heq “DVR” të kamerave të sigurisë që ishin për të vrojtuar lagjen përfshirë edhe vendin e incidentit, heq provën materiale e cila ishte nën menaxhimin e tij, - me këtë ka kryer veprën penale “Manipulimi me prova” nga neni 389 paragrafi 1 nga neni 389 paragrafi 1  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.