Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar protestë për ditën e sotme (e merkure) në orën 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Pristinë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 octobreë Péjë. Nga kjo organizatë ëestë bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave në Kosovë.
Protestuesit pritet të marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës.
Liridona Sijarina nga kjo organizatë ka kritikuar institucionet e akterët politikë në vend për dështim në mbrojtjen e grave. Sijarina ka vlerësuar se përkundër dështimeve institucionale, Qeveria po kërkon kohë shtesë për të hetuar një rast ku dështimet e shtetit, sipas saj, tashmë janë të evidentuara nga viktima. Sijarina në Interaktiv të KTV-së ka theksuar se themelimi i komisionit hetimor nga Kuvendi nuk është zgjidhje, ndërsa vendimin e deputetëve për ta bërë këtë gjë e ka quajtur populist. Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Kuvendi i Kosovës me 67 vota për ka themeluar një komision i cili do të merret me hetimin e vrasjes së saj.
Arlinda Zekaj, 49-vjeçare është qëlluar për vdekje me sëpatë, mbrëmjen e së dielës, në Vitomiricë të Pejës. I dyshuar është kunati i saj, i cili pas tri ditësh në arrati është arrestuar të martën. Tri ditë para se të vritej, nëpërmjet një letre drejtuar Prokurorisë në Pejë ajo kishte njoftuar për rrezikun.