Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Haxhimusa : Le Kosovo devrait importer cette année jusqu'à 250 millions d'euros d'électricité.

Culte Haximusa

Eksperti në fushën e energjisë, Adhurim Haxhimusa ka thënë se edhe këtë vit sikurse në atë të kaluarin, Kosova pritet të importojë energji elektrike në vlerë 250 milionë euro. 

Sipas Haxhimusës me 500 milionë euro do të mund të rriteshin kapacitetet e reja brenda shtetit.

“Vitin e kaluar kemi pasur 250 milionë euro import, këtë vit do të shkojë përafërsisht në atë masë. Që nënkupton se brenda dy vjetëve, 500 milionë euro import. Unë besoj se me 500 milionë euro ne do të kishim pasur shumë më shumë mundësi për të bërë brenda për brenda vendit tonë, të ngritnim kapacitete të reja nëse do të kishim pasur politika pro-aktive dhe vullnet politik për t’i çuar këto procese përpara”, ka thënë Haxhimusa në emisionin “Interaktiv” në KTV.

Eksperti i energjisë tutje ka thënë se numri i personave nëpër institucione që merren me këtë çështje është i vogël dhe sipas tij do të duhej edhe bashkëpunim mes ZRRE-së, KOSTT-it, KEDS-it dhe Ministrisë së Ekonomisë, për të zhvilluar një sistem të shëndoshë elektroenergjetik.

“Kosova nuk i ka edhe kapacitetet institucionale e njerëzore për të zhvilluar sistem të shëndoshë elektroenergjetik. Mbi të gjitha nuk ka korniza qoftë ligjore, por edhe burokratike që e mundësojnë një zhvillim më të shpejtë. Kemi nëpër ministri disa persona që mundohen të kryejnë disa punë, por duhet të kemi parasysh që ai numër është i vogël. Sektori i energjisë kërkon ngritjen e kapaciteteve institucionale, nënkupton kjo zgjerimin apo rritjen e numrit të punëtorëve të cilët merren me planifikimin e këtij sektori, rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe në përgjithësi digjitale, përfshirë ZRRE-në, KOSTT-in, KEDS-in dhe mbi të gjitha edhe Ministria e Ekonomisë”, ka thënë Haxhimusa.

Ai ka deklaruar se as subvencionimi i pompave termike nuk ka qenë iniciativë e menduar mirë nga ana e Qeverisë, pasi sipas Haxhimusës “vetëm janë zhvendosur konsumatorët drejt përdorimit të energjisë elektrike”.