Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Lifestyle

La FDA exige de nouveaux avertissements concernant le risque de lésions oculaires liées aux médicaments amaigrissants.

Médicament antidépresseur

Médicament antidépresseur

Rregullatori amerikan i shëndetësisë, FDA, të hënën, ka njoftuar pacientët dhe profesionistët shëndetësorë për një rrezik të mundshëm në rritje të një sëmundjeje serioze të syrit, e cila lidhet me përdorimin e barnave GLP-1 për humbje peshe dhe trajtimin e diabetit, transmeton “Reuters”.

Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Barnat (FDA) ka bërë të ditur se po kërkon që barnat GLP-1, si Mounjaro dhe Zepbound të kompanisë Eli Lilly, si dhe Ozempic dhe Wegovy të kompanisë Novo Nordisk, të përfshijnë informacione në seksionin “Paralajmërimet dhe masat paraprake” të fletëudhëzimeve, lidhur me rrezikun potencialisht të shtuar të neuropatisë optike ishemike anteriore jo-arteritike (NAION).

Kjo gjendje është një nga shkaqet e zakonshme të humbjes së papritur dhe pa dhimbje të shikimit dhe, në disa raste, mund të çojë në dëmtim të përhershëm të tij. Ajo shkaktohet nga zvogëlimi i qarkullimit të gjakut në pjesën e përparme të nervit optik, megjithëse shkaku themelor nuk është kuptuar plotësisht.

FDA-ja tha se ka vlerësuar të dhënat nga provat klinike, studimet te kafshët dhe të dhënat e mbledhura pas daljes së barnave në treg, përfshirë studimet vëzhguese dhe raportet e rasteve.
Kompanitë Eli Lilly dhe Novo Nordisk nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të Reutersit për koment.
Vitin e kaluar, komiteti për sigurinë i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) deklaroi se Wegovy dhe Ozempic mund të shkaktojnë, në raste shumë të rralla, NAION. Ky ishte rasti i parë kur një rregullator konfirmoi këtë efekt anësor.

Sipas EMA-s, kjo gjendje mund të prekë deri në një në 10 mijë persona që përdorin semaglutidin, përbërësin aktiv të Wegovy dhe Ozempic, si dhe të një bari tjetër të Novo Nordisk për trajtimin e diabetit, Rybelsus, për të paktën një vit.

Katër pacientë në Danimarkë, të cilët përjetuan humbje të shikimit pas përdorimit të barnave GLP-1 të kompanisë Novo Nordisk, përfituan kompensim, njoftoi vitin e kaluar Agjencia Daneze për Kompensimin e Pacientëve.

Një studim i gjerë, i publikuar në vitin 2025, ka ndjekur afro 175 mijë pacientë me diabet, të trajtuar me semaglutid, dhe një numër të njëjtë pacientësh që përdornin barna të tjera, të cilat nuk i përkasin grupit GLP-1.

Studimi zbuloi se rreziku i zhvillimit të NAION ishte më shumë se dyfishuar pas dy vitesh trajtimi me një bar GLP-1, krahasuar me përdorimin e barnave të tjera për trajtimin e diabetit.