Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

À Fushë (Kosovo), 25 techniciens n'ont toujours pas été payés et la municipalité ne propose pour l'instant aucune solution.

école

25 punëtorë teknikë në Fushë-Kosovë vazhdojnë të punojnë pa paga. Pavarësisht se për 18 mësimdhënësit e përfshirë fillimisht në të njëjtin konkurs është gjetur zgjidhje, për punëtorët teknikë ende nuk ka një të tillë.

25 punëtorë teknikë të shkollave në Fushë-Kosovë, që nga muaji korrik i vitit të kaluar kur janë pranuar në punë, po vazhdojnë të kenë probleme me paga.

Komuna kishte hapur konkurs për pranimin e tyre, por deri tash nuk ka arritur t’i paguajë për shërbimet e ofruara.

Një nga punëtorët, i cili nuk deshi të fliste para kamerës, thotë se është paguar vetëm për dy muaj, dhe atë vetëm përmes procedurave gjyqësore.

“Punoj nga data 25 shtator 2025 në Shkollën Fillore në Vragoli. Jam pa pagë që 13 muaj. Shpresoj që së shpejti të bëhet një zgjidhje, më 20 maj jam paguar për dy paga përmes avokatit”, tha punëtori.

Pesë nga gjithsej 25 punëtorët janë kuzhiniere në çerdhet e fëmijëve, ndërsa 20 të tjerë janë të angazhuar si staf teknik në shkolla të ndryshme të Komunës së Fushë-Kosovës.

Ata janë të punësuar me kontrata të rregullta, me afat të pacaktuar.

Fillimisht, numri i tyre ishte 43, përfshirë edhe 18 mësimdhënës, të cilët ishin pranuar në konkursin e shpallur nga Drejtoria e Arsimit në këtë komunë në korrik të vitit 2025

Për mësimdhënësit, zgjidhja ishte bërë që nga gushti i këtij viti, por jo edhe për 25 punëtorët teknikë.

Arsyetimi i komunës për këtë situatë ishte se këta të punësuar në institucionet arsimore nuk ishin përfshirë me kohë në buxhetin e komunës nga pushteti i kaluar, kur kjo komunë udhëhiqej nga LDK-ja, para ardhjes së VV-së në pushtet.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Sabri Xhigoli, thotë se ende janë duke shqyrtuar mundësitë për të gjetur një mënyrë për sigurimin e pagave për këta punëtorë.

“Sa i përket mënyrës se si do të zgjidhet çështja e realizimit të pagave për këta punëtorë, për momentin mund t’ju them vetëm se jemi duke punuar për gjetjen e formave dhe mundësive për zgjidhjen e këtij problemi. Përtej kësaj, deri më tani nuk kam ndonjë informacion konkret që mund ta ndaj me ju”, tha Xhigoli.

Ndërkaq, sipas SBASHK-ut në Fushë-Kosovë, bazuar në komunikimet që ka pasur me Komunën, kjo gjendje mund të vazhdojë deri në dhjetor.

Sipas SBASHK-ut, komuna u ka thënë atyre se po planifikon të krijojë një ndërmarrje, përmes së cilës, 25 punëtorët e mbetur jashtë listës së pagave do të përfshiheshin në të.

KOHA për këtë problematikë kishte raportuar edhe në fillim të gushtit të këtij viti.