Fashionista

Nadira Kika tregon si nisi dashuria e saj për modën dhe prezanton koleksionin e fundit

 

Nadira Kika ka vite që është pjesë e industrisë së modës. Fillimet e saj ishin të bujshme shkaku i stilit unik që prezantoi. Kjo përfshin veshjet që përdoren më shumë në përditshmëri, si: palltot, fundet, sakot dhe këmishët. Pa lënë anash edhe kreacionet solemne, fustanet me shumë glamur, që zënë vend të madh në atelienë e saj.

Në “Fashionista”, Kika prezantoi koleksionin veror të fustaneve. Ky koleksion të veçantë ka llojin e materialeve të përdorura, të cilat janë me ngjyra më të ndezura, si e kuqe, e kaltër e mbylltë, portokalli etj. Gjithashtu, disenjatorja fustaneve ua ka bashkangjitur nga një aksesor koke.