EXPRESS

“Ephemeral Echos” me qetësinë e vrazhdë

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Qetësia është gjë e dukshme në veprat e Ermir Zhinipotokut. Vetë ngjyrat e imponojnë atë. Por e zhurmshmja aty është edhe më e fortë. Fshihet midis spiraleve, imazheve të maceve a ndonjë subjekti tjetër. Ekspozita “Ephemeral Echos” (Jehonat kalimtare) e Zhinipotokut e hapur në galerinë “Lambdalambdalambda” në kryeqytet fut publikun në një rreth vicioz, ku ashpërsia e qetësisë bën lojën e vet. Veprat janë për subjekte kanë fraktura poetike, që krejt bashkë sikur bëjnë thirrje për një transformim.

“Ne kemi parë veprat e Ermirit para tre vjetësh në një ekspozitë grupore, ku ishin edhe veprat e brilant Milazimit, Blerta Hasanit dhe disa të tjerëve. Pastaj kjo ekspozitë ka ardhur me sugjerimin e Brilant Milazimit, i cili edhe ka kuruar këtë ekspozitë dhe jemi të lumtur që ta nisim vitin me ekspozitën personale të Ermirit”, deklaroi Katharina Schendl.