EXPRESS

“PriFest” ndez ekranin për rrëfime e festë të filmit

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Është festa kryesore e filmit në kryeqytet që mbledh akterë vendorë e ndërkombëtarë të botës së filmit. Edicioni i 15-të i “Prishtina International Film festival” ka nisur të martën.

Është hapësirë prej ku tash e 15 vjet dalin bashkëprodhime të projekteve kinematografike, diskutohet për industrinë e krijohen lidhje midis akterëve vendorë e ndërkombëtarë. Por “Prifest” shkon përtej kësaj. Është festival që sjell edhe frymë të kinematografisë. Tash e dy vjet vazhdimisht, vjen edhe si ngjarje përkujtimore për themeluesen e producenten Vjosa Berisha, e cila vdiq vitin e kaluar.