EXPRESS

Përmbyllet festivali “FemArt”

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Mbrëmë është mbyllur programi shtatë ditor i edicionit të 11-të të festivalit për art feminist “FemArt”. Koncerti me treshen Rina Kaçinari, spanjollin Carles Camarero dhe austriakun Jorg Mikula kanë gërshetuar zhanre në vepra origjinale.

Me vepra origjinale të tre artistëve që ndërthurin momente të jetës së tyre është përmbyllur java e aktiviteteve të edicionit të sivjetmë të festivalit “FemArt”. Kompozimet kanë përcjellë te publiku momentet e trishta e të lumtura bashkë me ato të dashurisë, të dielën mbrëma në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar.

Rina Kaçinari bashkë me spanjollin Carles Camaero në violonçel e vokal janë harmonizuar bashkë për mrekulli. Derisa austriaku Jorg Mikula në bateri e perkusione ka ngjallur ritmet e meloditë e këngëve.