EXPRESS

Visar Kuçi, solist në koncertin e Filharmonisë

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Filharmonia e Kosovës organizon koncert të premten mbrëma prej orës 20:00. Me këtë rast shënohet një përvjetor i rëndësishëm në muzikën artistike të Kosovës, 100-vjetori i lindjes së kompozitorit Rexho Mulliqi (1923-1982). Filharmonia shpall vitin 2023, viti i Rexho Mulliqit dhe përgjatë gjithë sezonit do të rikthej në programin e saj vepra nga krijimtaria e njërit prej kompozitorëve më eminent shqiptar.

Poashtu në këtë koncert në rolin e solistit rikthehet koncert-mjeshtri i Filharmonisë së Kosovës Visar Kuçi, i cili do të luaj “Koncert për violinë nr. 1” nga Prokofievi.