EXPRESS

Pianistja 9-vjeçare me talentin e pazakonshëm

Takimin e parë me instrumentin e saj të preferuar, 9-vjeçarja nga Gjilani e pati qysh kur ishte 2 vjeç. Mirëpo, veçantia e performimit të saj qëndron te fakti se Bora Maliqi di të luajë në piano edhe duke qëndruar në pozita të pazakonta. Madje këtë e ka mësuar krejtësisht vetë.

“Mami më ka thënë shko shtriju dhe mos luaj në piano. Jam shtrirë dhe kam menduar për pozitën, duke luajtur mbrapsht. Mami është çuditur. Pastaj më ka thënë ta bëj dhe një herë dhe më ka incizuar”, rrëfen Maliqi.

Ajo ka edhe një teknikë më ndryshe se si i mëson veprat.

Ëndrra e saj më e madhe në jetë mbetet mbajtja e një koncerti, në të cilën dëshiron t’i ketë edhe fytyrat publike të muzikës.

“Në rendin e parë dua të jetë familja ime dhe mësuesja. Në rendin e dytë disa njerëz të famshëm që unë i dua si Dua Lipa, Rita Ora. Unë kam qejf që Dua dhe Rita të më thonë “ke shumë talent” dhe të më ftojnë me një këngë”, thotë Maliqi.