EXPRESS

Mësim dhe rekreacion në qendrën burimore “Përparimi”

 

Rruazat në penj i fusin me goxha përkushtim. I përzgjedhin ngjyrat të cilat i duan më së shumti dhe kështu krijojnë qafore e byzylykë. Kjo është vetëm një pjesë e punës që e bëjnë në orën e punëdores në qendrën burimore për mësim dhe këshillim “Përparimi” në Prishtinë.

Njëjtë sikurse shoqja e saj, edhe Egzona Ymeri e bën me shumë zell përgatitjen e aksesorëve.