EXPRESS

Rrëfimi i ushtares kanadeze për luftën dhe dashurinë që gjeti në Kosovë

Një rrëfim i zakonshëm do të ishte kësisoj: një ushtare erdhi në Kosovën e pasluftës më 1999, kreu misionin dhe u kthye atje prej nga vinte. Por ky nuk është rasti me tash veteranen kanadeze Sophie Boisvert Levesque. Aterrimi si ushtarake është vetëm një moment: pikënisja e dashurisë së saj me njerëzit dhe vendin. Në ditët e para të lirisë takoi edhe 21 fëmijë, iu kthye Kanadasë e s’mund të pajtohej me këtë. I ritakoi pas gati dy dekadash dhe aty nis një tjetër histori. Libri i saj i kujtimeve për Kosovën dhe jo vetëm, tashmë vjen edhe në shqip, me titull “Vendi që ma rrëmbeu zemrën”, përkthyer nga Fadil Hoxha. Por as lidhja e saj me shqiptarët nuk përfundon me kaq. Synon një libër të dytë, që dëshmon krimet ndaj tyre