Në një intervistë të gjatë për emisionin Express në KTV, kantautori shqiptar, Vlashent Sata ka folur për humbjen e babait.
“Përveç se ka qenë babai im, ka qenë edhe njeri shumë i veçantë dhe kjo është pak rastësore dhe i shton marrëdhënies tonë një gjë më tepër. Se çka ka shkaktuar te ndjeshmëria ime, as unë nuk di ta shpjegoj mirë, por e di që diçka kërcet, jeta nuk është më njësoj kur ndodhin episode të forta”, ka thënë ai.
“Di të them që ka momente që e gjej veten më të ndjeshëm...”