I vetmi komunikim i tyre është gjuha e shenjave. Lëvizjet e gishtërinjve përfaqësojnë “ngritjen” e zërit të tyre. Mirëpo, pavarësisht problemeve të ndryshme që kanë, fëmijët shurdhmemecë janë dëshmuar të kenë talente në fusha të ndryshme.
Qendra burimore për mësim dhe këshillim “Nënë Tereza” në Prizren është bërë adresë e tyre që nga viti 1950. E përbërë nga çerdhja integruese, cikli fillor, i mesëm i ulët dhe ai i mesëm, kjo qendër është e vetmja në Kosovë për fëmijët me probleme në të folur dhe në të dëgjuar.
Për të siguruar komunikimin me nxënësit, mësimdhënësit e kësaj qendre trajnohen nga instruktorët e gjuhës së shenjave para se ta fillojnë punën.
Në anën tjetër, nxënësve të cilët vijnë nga zonat e largëta iu mundësohet edhe qëndrimi brenda javës përmes konvikteve. Fjetja, 4 shujtat ushqimore, qëndrimi në bibliotekë e në dhomën zbavitëse, si dhe aktivitetet e tjera rekreative janë pjesë e përditshmërisë së tyre.
Kjo qendër kujdeset edhe për gjendjen shëndetësore të çdo nxënësi, përmes shërbimeve 24-orëshe të infermiereve. Ndërkaq, pagesat e udhëtimeve të tyre janë të mbuluara nga institucioni në kuadër të së cilës vepron kjo qendër, Ministria e Arsimit.
Arsimtarja e gjuhës angleze dhe gjermane, Kujtesa Shala, i ka kaluar 21 vjet në muret e kësaj qendre. Njësoj siç kishte bërë gjatë pandemisë, ajo është duke vazhduar me mësimin nga distanca. Nga klasa me banka bosh, Kujtesa iu ligjëron nxënësve, të cilët kushtet atmosferike dhe mungesa e transportit publik ia pamundësuan ardhjen fizikisht.
Mirëpo, mësimdhënia që ajo dhe kolegët e saj e bëjnë është e veçantë. Përveç përgatitjes së njësisë mësimore, ata duhet të kujdesen edhe për përçimin e saj përmes gjuhës së shenjave.
“Është më vështirë, në fillim kam punuar me nxënës të rregullt...muajt e parë...derisa të hyn në botë të tyre...të gjitha i kanë...por me gjuhë të shenjave...ne e kuptojmë botën e tyre ata tonën”, thotë Shala.
Përveç njohurive bazike, kjo qendër iu ofron nxënësve të saj edhe shkollimin profesional, i cili ua siguron përfshirjen në tregun e punës. Teknologjia ushqimore dhe rrobaqepësia janë dy drejtimet e ciklit të mesëm.
Mësimdhënësi i lëndës ushqimore në drejtimin që profilizon nxënësit si kuzhinierë, Florim Gërmizaj, tregon se në vitin e parë të shkollës së mesme ata mësojnë pjesën teorike, teksa dy vjetët e ardhshëm e praktikojnë profesionin në kuzhinën e Qendrës.
“Shtrohet pyetja si mundet një shurdhmemec të bëhet kuzhinier...e përgatit dhe ia jep kamerierit e ai deri te klienti”, thotë Gërmizaj.
Ai thotë se ky drejtim ekziston brenda qendrës qe 3 vjet, teksa të shumtë janë ata të cilët janë punësuar si ndihmës kuzhinierë apo si rrobaqepëse pas mbarimit të shkollimit.
Mirëpo, prapa punës së këtyre mësimdhënësve qëndron ekipi vlerësues. Koordinatori i cilësisë, Mustafë Morina, thotë se ata kujdesen që ta analizojnë gjendjen e nxënësve dhe sipas kësaj, të hartojnë plane të veçanta të mësimnxënies për secilin veç e veç.
“Punojmë me kurrikulat e Kosovës, për shkak që një numër i nxënësve nuk mund t’ia ...PIA-në... i cili do të thotë”, tregon Morina.
Drejtori i kësaj qendre, Ymret Shabani, thotë që përveç nxënësve shurdhmemecë, kjo shkollë ka edhe fëmijë me autizëm, sindromë doën dhe me probleme të shumëfishta. Në anën tjetër, ai thekson se bashkë me stafin mundohen t’i sigurojë kësaj kategorie integrim përmes arsimit.
“Ministria e Arsimit gjithmonë përmes inkluzionit dhe...të cilat janë në fuqi....për shkak të profesionalizmit që kanë Qendrat burimore...në shkolla normale”, bën të ditur Shabani.
Mesazhi i drejtorit dhe i mësimdhënësve të kësaj qendre shkon për prindërit, si një kërkesë për përfshirjen e fëmijëve të tyre në këtë shkollë, e cila është e profilizuar sipas nevojave të tyre.