EXPRESS

Filarmonia në Gjakovë, me muzikë si ilaç për pandeminë

 

Pas pesë vjetëve, Filarmonia e Kosovës është rikthyer në qytetin e Gjakovës. Orkestra e Filarmonisë nën dirigjimin e Gridi Krajës nga Tirana, interpretoi një program me frymë shqiptare. Qyteti në jug-perëndim të Kosovës ishte lokacioni i radhës në kuadër të turneut, që ka nisur Filarmonia për ta shënuar 20-vjetorin e themelimit.

Dirigjenti, Kraja, i cili në këtë kohë pandemie, muzikën e konsideron ilaç, thotë se repertori ishte i ngjashëm me atë që orkestra e luajti në Prishtinë në tetor.