EXPRESS

“Lahuta e Malësisë” bëhet gati për premierë në TKK

I kanë mbetur edhe pak ditë për të përsëritur këto vargje, pjesë e kryeveprës së At Gjergj Fishtës, të cilat i ka përzgjedhur për inskenim.

Në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës, aktori Armend Baloku së fundi ka nisur provat e shfaqjes “Lahuta e Malësisë”, e cila pritet të shfaqet premierë këtë javë, raporton KOHA.

Aktori i koncentruar në prova nuk do të flasë para premierës.

Por, producentja e shfaqjes, thotë se vargjet nga vepra epike do të recitohen për ta kujtuar njërin nga figurat qendrore të letërsisë shqipe në tetëdhjetë vjetorin e vdekjes.

Premiera e shfaqjes “Lahuta e Malësisë”, do të jepet të premten më gjashtë nëntor nga ora 20:00, në TKK.