EXPRESS

Premiera e shfaqjes “Kthimi i Karl Majit”

Një Evropë e mbushur me paragjykime ndaj shoqërive të Lindjes, Ballkanit e në veçanti asaj shqiptare shpërfaqet në dramën “Kthimi i Karl Majit”.

Shfaqja me regji të Blert Rrustemit, nëpërmjet lojës së aktorëve, e fton publikun në një rrugëtim për ta përmbysur qasjen e Perëndimit ndaj Ballkanit, raporton KOHA.

Me tekst të Jeton Nezirajt, shfaqja që u dha premierë të premten mbrëma në Teatrin Kombëtar të Kosovës është konceptuar si një lloj skanimi i qasjes së Evropës karshi vlerave kulturore të vendeve të vogla.

Ngjarja shpaloset nëpërmjet shkrimeve që autori i njohur gjerman Karl Maj ua ka dedikuar joevropianëve.

Dramaturgu Jeton Neziraj thotë se kjo shfaqje në mënyrë metaforike paralajmëron ardhjen e racistëve të rinj në Evropë.

Si rebelim kulturor ndaj paragjykimeve të evropianëve e ka cilësuar këtë shfaqje regjisori Fadil Hysaj.

Ylber Bardhi, Arta Muçaj, Adrian Morina, Armend Smajli dhe Shpëtim Selmani luajnë rolet e kësaj drame.

“Kthimi i Karl Majti” është shfaqje bashkëpunuese në mes TKK-së dhe Qendrës “Multimedia”.