EXPRESS

Pikturimi në fshat

Pothuajse gjithë hapësirën e mureve të dhomës e ka mbushur me piktura. Albion Begishollit i pëlqen të eksperimentojë me teknika e ngjyra.

Por kohëve të fundit, piktori i ri po e gjen inspirimin edhe jashtë dyerve të shtëpisë. Inspirimin për të punuar në natyrë e ka kthyer në fshatin e tij të lindjes në Manastirc të Ferizajt, raporton KOHA.

I duhen vetëm pak minuta rrugë për të arritur te dyert e shtëpisë ku ka kaluar fëmijërinë.

Ai ka zgjedhur që të pikturojë dyert e objektit më të rëndësishëm të familjes.

Krahas portreteve e vizatimeve, vend të veçantë në pikturat e Albionit gjejnë temat e luftës. Ai i krijon skenat e padokumentuara. Albioni, i lindur në mars të vitit 1999, dëshiron që në pikturën e tij të shpërfaqë rrëfime lufte që i ka dëgjuar nga të tjerët.

Albion Begisholli do të vazhdojë të krijojë vepra arti brenda dhe jashtë shtëpisë.