Udha e saj drejt vegut është e përditshme. Nife Lataj vegun që e ka përdorur qysh prej moshës 14-vjeçare, e ka vendosur shumë pranë dyerve të oborrit. Duart dhe këmbët i mban vazhdimisht në lëvizje, e vëmendjen tek endja e penjve.
Ky është vendi ku dëshiron ta kalojë gjithë ditën 75-vjeçarja nga fshati Carrabreg i Deçanit. Ajo tregon se si puna me veg ua ka mundësuar shkollimin familjarëve të saj para dhe pas martese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLataj, e cila është krenare për punën që ka bërë tërë jetën, këtë zanat thotë se dëshiron ta trashëgojë, pasi që i sjell edhe shumë pozitivitet.
Derisa kalon përtej oborrit, poshtë shtëpisë i mban hapur dyert e dyqanit, ku qep veshje tradicionale. Pranë zhurmës së makinës së qepjes kalon pjesën tjetër të ditës.
Dyqani i Nife Lataj nga fshati Carrabreg i Deçanit vazhdon të mbetet adresë e atyre që duan ta ruajnë një pjesë të traditës përmes veshjeve.