Video

11 nga 35 të arrestuarit në Karaçevë ishin hetuar edhe më herët për kontrabandë

Aksioni në Karaçevë, që është konsideruar më i “suksesshmi i kësaj natyre” në Kosovë, ka të arrestuar persona të dyshuar, të cilët në vazhdimësi janë marrë me kontrabandë.

Me më pak zhurmë, por me vepra të njëjta, një pjesë e madhe e personave të ndaluar ishin arrestuar edhe më herët nga institucionet e drejtësisë.

Shumica e personave civilë që janë arrestuar të premten e kaluar kanë histori kriminale.

KOHA ka mësuar nga burime të afërta me këto zhvillime emrat e të gjithë personave jozyrtarë, të cilët janë arrestuar edhe më herët për kontrabandë në këtë pjesë. Deri tani hetuesia ka arritur të sigurojë ekzistencën e dosjeve kriminale për 11 qytetarë të arrestuar.