Lajme

Ekspedita Everest 2017 - Dita 9

Descriptive Text

Pjesëtarët e Ekspeditës, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula, gjenden në Luginën Khumbu, dhe janë duke kaluar nëpër vendin e quajtur Sagarmatha.

Të dielën i kanë kaluar vendbanimet e fundit nomade ndërmjet Nepalit dhe Tibetit. Pra sipas planit, vazhdon shtegtimi drejt Kampit Bazë, në 5380 metra lartësi mbidetare.

Procesi i aklimatizimit po shkon shumë mirë falë kondicionit të akumuluar, ushqimit të mirë dhe fuqisë, që po ua mundëson që edhe të shijojnë bukuritë e Himalajeve pa asnjë problem.

{gallery}

Fotografitë janë nga vendbanimet nëpër të cilat kanë kaluar dhe i bartin maskat për t'u mbrojtur nga pluhuri i madh të shkretëtirave alpine që gjenden në kufirin ndërmjet Nepalit dhe Tibetit.