Euro 2020

Ibrahimoviqi uron Donnarumman dhe Italinë për triumfin në Evropian

Zlatan Ibrahimovq e ka uruar portierin Gianluigi Donnarumma dhe Italinë për triumfin në Evropian. Italia e fitoi të dielën “Euro 2020”duke e mposhtur Anglinë në penallti në stadiumin e “Wembleyt” në Londër.

Ishte edhe hera e dytë që Italia fiton Evropianin “Nuk është keq të luaj në Serie A, shtëpia ime e dytë. Urime Itali. Pas një viti me mua, ti tashmë e ke kuptuar.

Të mirëpres”, shkroi Ibra në Intagram duke postuar dy foto të ndryshme, një të Italisë dhe një të Donnarummas. Donnarumma me Ibrahimoviqin ka luajtur për një edicion te Milani, ndërsa portieri italian pritet t’i bashkohet PSG-së si lojtar i lirë.

Donnarumma u shpall lojtari i “Euro 2020” si dhe portieri më i mirë. Ai më 22 qershor në Romë i ka kryer testet mjekësore dhe ka mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës me francezët.