Jack Grealish është akuzuar nga tifozët se është frikësuar të marrë përgjegjësinë për të gjuajtur penalltinë në finalen e Evropianit kundër Italisë.
Por mesfushori anglez u është kundërpërgjigjur akuzave duke e mohuar një gjë të tillë.
Madje futbollisti i Aston Villas ka bërë të ditur se ishte i gatshëm të merrte këtë përgjegjësi, por në fund përzgjedhësi Gareth Southgate vendosi për të tjerët.
“Isha i gatshëm të merrja përgjegjësinë për të goditur penalltinë, por për këtë vendos trajneri. Nuk jam frikësuar ta marr përsipër këtë përgjegjësi”, u shpreh Grealish.
Anglia humbi finalen në penallti nga Italia 3:2.
Për “Tre Luanët” kjo ishte finalja e parë në Kampionatin Evropian.