Euro 2020

Evropiani i golave të shumtë

Euro 2020 ishte edicioni me më së shumti gola i Evropianëve, në kohën moderne.

Goli i Leonardo Bonuccit në minutën e 67-të të finales ishte i 142-ti në 51 ndeshjet e Evropianit të këtij viti. Mesatarisht janë shënuar 2.79 gola për ndeshje.

Mesatarja ishte vetëm 2.12 gola në Euro 2016. Më së shumti gola në kohën moderne ishin shënuar në Euro 2000, kur mesatarja ishte 2.74 gola. Ishin 31 ndeshje në atë turne.

Mesatare më të lartë kishte kur turneu përfshinte vetëm katër ekipe, prej vitit 1960 e deri në vitin 1976.