Euro 2020

Mancini qan nga gëzimi

Descriptive Text

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini i është gëzuar pamasë triumfit në “Euro 2020”. Italia u shpall kampione e Evropës, pasi e mposhti Anglinë 3:2 pas penalltive. Koha e rregullt dhe vazhdimet, përfunduan pa fitues – 1:1. “Anglia luajti mirë. Ne e pranuam golin menjëherë në fillim të ndeshjes dhe luftuam, por më pas dominuam ndeshjen. Djemtë janë të mrekullueshëm, nuk di çfarë të them më shumë. Ky sukses është i rëndësishëm për të gjithë njerëzit dhe të gjithë tifozët”, ka thënë Mancini. “Ne jemi të lumtur që kemi luajtur mirë dhe e fituam ndeshjen. Shpresoj që përkrahësit të festojnë tani.

Ne jemi të lumtur tani, kjo është gjithçka që ka rëndësi".