Mbrojtësi i krahut të majtë te Anglia, Luke Shaw, e shënoi golin e parë në finalen e Evropianit 2020.
Ai hyri në histori sipas BBC-së për golin më të shpejtë në finale të kampionateve evropiane.
Megjithatë, Shaw ka shënuar një tjetër sukses. U bë futbollisti i parë i Manchester Unitedit që shënon në një finale të Kampionatit Evropian.