Harry Kane do të mundohet ta ndihmojë Anglinë ta fitojë turneun e Evropianit më 11 korrik.
Kapiteni i “Tre Luanëve” do të jetë në krye të sulmit në formacionin e përzgjedhësit Gareth Southgate.
Anglia e ka të fituar vetëm një Kampionat Botëror, atë të vitit 1966. Ai botëror u fitua në tokën angleze. Një gjë të tillë synon ta bëj me Kampionatin Evropian, 55 vjet më pas.
Goli në vazhdime i Kanet kundër Danimarkës ishte i katërti në turne. Kjo hap mundësinë që 27-vjeçari ta fitojë “Këpucën e Artë”.
Cristiano Ronaldo ka pesë gola e një asistim, ndërsa Patrick Schick ka pesë gola por nuk ka asistime. Rregulli i UEFA-s i ka parasysh edhe asistimet në këtë turne.
Kane duhet të shënojë dy gola kundër Italisë, ose një gol dhe dy asistime për ta përfunduar turneun si golashënuesi më i mirë. Një gol dhe një asistim do ta barazonte me Ronaldon, edhe pse Ciro Immobile me hat-trick do t’i bënte tre futbollistë me po aq gola. Numri më i vogël i minutave të luajtura nga golashënuesit më pas do të hyjë në fuqi.
Kane aktualisht ka 38 gola të shënuara për Anglinë. Me dy të tjerë do ta barazonte Michael Owenin, ndërsa rekordin e mban Wayne Rooney me 53 gola me “Tre Luanët”.