Euro 2020

Mancini: Ende nuk ka përfunduar asgjë

 

Selektori i Italisë, Roberto Mancini ka pranuar se Spanja i ka shkaktuar telashe me ndryshimet taktike që ka bërë për gjysmëfinale. Italia vetëm falë penalltive ka arritur në finale. “Penalltitë janë mizore. Kishim përballë ekip të fortë. Spanja është ekip i madh dhe ka luajtur shumë mirë. Nuk kemi luajtur në mënyrën se si luajmë zakonisht, por kemi luftuar shumë dhe e kemi ditur se do të jetë kështu”, ka thënë Mancini për RAI Sport.

Selektori i Spanjës, Luis Enrique ka befasuar duke e lënë në stol Alvaro Moratan dhe duke e aktivizuar Ferran Torresin si nëntëshe false.