Kapiteni i Danimarkës, Simon Kjaer, pas fitores ndaj Çekisë, tha se skuadra e tij ishte me fat në këtë takim.
Mbrojtësi danez shpreson që në gjysmëfinale ekipi i Danimarkës të vazhdoj me paraqitje të mira.
“Ne dëshironim të luanim në gjysmëfinale në “Wembley”. Ishte një ndeshje e vështirë dhe lejuam kundërshtarin të krijoj shanse shënimi. Për fat të mirë arritëm të mbroheshim mirë dhe ta fitonim këtë takim. Jam krenar me paraqitjen në këto ndeshje”, deklaroi Kjaer.