Euro 2020

Kompletohen çiftet çerekfinale të Euro 2020

Descriptive Text

Me përfundimin e ndeshjes Suedi – Ukrainë janë kompletuar çiftet çerekfinale të “Euro 2020”.

Në çerekfinale më 2 korrik do të luajnë Zvicra me Spanjën (18:00) dhe Belgjika - Italia (21:00).

Zvicra luan me Spanjën në St. Petersburg të Rusisë, ndërsa Belgjika me Italinë në Mynih të Gjermanisë.

Ndërkohë më 3 korrik luajnë Çekia me Danimarkën (18:00) dhe Ukraina me Anglinë (21:00).

Ndeshja Çeki – Danimarkë luhet në Baku të Azerbajxhanit, ndërsa Ukrainë – Angli në Romë të Italisë.