7 perditesime
23:35

Ukraina mposht Suedinë pas shtesave, kalon në çerekfinale

Ukraina ka triumfuar ndaj Suedisë pas shtesave me rezultatin 2:1 të martën mbrëma, duke siguruar kalimin në çerekfinale të “Euro 2020”.

Zëvendësuesi Artem Dovbyk në minutën e 121-të realizoi golin e fitores për Ukrainën.

Ai shënoi me kokë pas një krosimi të Oleksandr Zinchenkos. Goli u rishikua me anë të sistemit VAR, por u vlerësua si i rregullt.

Për Ukrainën është hera e parë që arrin në çerekfinale të një Evropiani. Në çerekfinale më 3 korrik në Romë do të përballet me Anglinë.

Koha e rregullt e ndeshjes mes Suedisë dhe Ukrainës përfundoi baras 1:1.

Fillimisht Oleksandr Zinchenko dërgoi Ukrainën në epërsi në minutën e 27-të. Ai realizoi pas asistimit të Andriy Yarmolenkos.

Rezultatin për Suedinë e barazoi Emil Forsberg në minutën e 43-të. Forsbergu u bë lojtari i parë suedez pas plotë 27 vjetëve që realizoi gol në tri ndeshje rresht në një turne të madh, që kur këtë e arriti Kennet Andersson në Botërorin 1994 në SHBA.

Në pjesën e dytë dy përfaqësueset qëlluan shtyllën. Serhyi Sydorchuk për Ukrainën në minutën e 55-të, ndërsa Forsberg për Suedinë në minutën e 57-të.

Në shtesën e parë Suedia mori goditje në minutën e 98-të.

Marcus Danielson u përjashtua me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër në Artem Biesiedin. Arbitri italian Daniele Orsato e përjashtoi Danielsonin pas rishikimit të rastit me anë të sistemit VAR.

Kur dukej se ndeshja do të shkonte në penallti, në momentet e fundit për Ukrainën realizoi Dovbyk. Edhe goli u rishikua me VAR, por ishte i rregullt.

Në turneun e vetëm të madh që Ukraina kishte arritur në çerekfinale ishte Botërori 2006. Atëbotë në çerekfinale pësoi 3:0 nga Italia.

Me ndeshjen Suedi – Ukrainë është përmbyllur faza e 1/8 së finales të “Euro 2020”.

Në çerekfinale do të luajnë Zvicra – Spanja, Belgjika – Italia, Çekia – Danimarka dhe Ukraina – Anglia.

Zvicër – Spanjë e Belgjikë – Itali luajnë më 2 korrik, ndërsa Çeki – Danimarkë e Ukrainë – Angli më 3 korrik.

 

 

23:31

Ukraina realizon në momentet e fundit të shtesës së dytë

Ukraina ka realizuar gol në minutën e 121-të.

Artem Dovbyk realizoi me kokë pas një krosimi të Oleksandr Zinchenkos.

Ukraina po kryeson 2:1.

https://streamwo.com/yTTKxWI

23:16

Baras në ndeshjen Suedi – Ukrainë edhe pas shtesës së parë

Mbetet rezultati baras në ndeshjen e 1/8 së finales të Euro 2020 mes Suedisë e Ukrainës edhe pas pjesës së parë të shtesës.

Rezultati mbetet 1:1.

Suedia ka mbetur me një lojtar më pak në fushë, pasi Marcus Danielson u përjashtua me të kuq në minutën e 98-të pas një ndërhyrje të ashpër. Arbitri Daniele Orsato e përjashtoi pas rishikimit të aksionit me sistemin VAR.

23:03

Suedia mbetet me një lojtar më pak në fushë

Suedia mbetet me një lojtar më pak në fushë.

Arbitri kryesor Daniele Orsato në minutën e 98-të përjashtoi me karton të kuq Marcus Danielsonin për ndërhyrje të ashpër. Ai e përjashtoi suedezin pas rishikimit të aksionit me anë të sistemit VAR.

22:52

Shkon në vazhdime ndeshja Suedi – Ukrainë

Ka përfunduar baras 1:1 koha e rregullt e ndeshjes së 1/8 së finales të Euro 2020 mes Suedisë dhe Ukrainës.

Oleksandr Zinchenko (27’) realizoi golin e epërsisë për Ukrainën, ndërsa barazoi Emil Forsberg për Suedinë në minutën e 43-të.

Emil Forsberg është lojtari i parë suedez që ka shënuar në tri ndeshje rresht në një turne të madh që nga viti 1994.

I fundit ishte Kennet Andersson në Botërorin 1994.

Ukraina qëlloi shtyllën në minutën e 55-të me anë të Serhyi Sydorchuk, ndërsa Emil Forsberg (57’) për Suedinë.

21:49

Pjesa e parë në mes të Suedisë dhe Ukrainës përfundon baras, 1:1

Pjesa e parë në mes të Suedisë dhe Ukrainës që po zhvillohet në Glasgow ka përfunduar baras, 1:1.

Ndeshja i takon një të tetës së finales të Evropianit. Ukraina avancoi e para me golin e shënuar nga Oleksandr Zinchenko.

Ai shënoi në minutën e 27-të, ndërsa Suedia barazoi rezultatin në 1:1, në minutën e 43-të nëpërmjet Emil Forsbergut.

https://streamwo.com/AAhedUi

21:29

Ukraina kalon në epërsi ndaj Suedisë

Ukraina ka kaluar në epërsi ndaj Suedisë në ndeshjen e 1/8 së finales të Euro 2020.

Oleksandr Zinchenko në minutën e 28-të ka realizuar golin e epërsisë për Ukrainën.

Ndeshja po luhet në Hampden Park të Glasgowit.

https://streamye.com/vrjzNXJ

20:14

Suedi – Ukrainë, formacionet zyrtare

Ndeshja e fundit e fazës së 1/8 së finales të Euro 2020 është ajo ndërmjet Suedisë dhe Ukrainës.

Këto dy kombëtare do të ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Hampdan Park” në Glasgou, përcjellë KosovaPress.

Këto janë formacionet startuese:

Suedia: Olsen, Lustig, Lindelof, Danielson, Augustinson, Larson, Olsson, Forsberg, Kulusevski, Isak

Ukraina: Bushchan; Zabarnyi, Kryvtsov, Matviyenko; Karavaev, Shaparenko, Sydorchuk, Zinchenko, Stepanenko; Yarmolenko, Yaremchuk. Herds Shevchenko