Euro 2020

Sulmuesi i njohur largohet nga Anglia para ndeshjes me Gjermaninë

Sulmuesi Domenic Calvert-Lewin është larguar na Përfaqësuesja e Anglisë. Sipas “The Athletic” Clavert-Lewin është larguar nga “Tre Luanët” pasi është i pakënaqur me situatën e tij në “Euro 2020”.

Arsyeja e frustrimit të sulmuesit të Evertonit është minutazha e paktë që ka pasur në Kampionatin Evropian.

Në fakt, Calvert-Lewin ka luajtur vetëm për një minutë të vetme në “Euro 2020” deri më tani, duke hyrë në ndeshjen hapëse kundër Kroacisë gjatë kohës shtesë.